West McKennie ka treguar një histori të ndodhur mes tij dhe Ronaldos në periudhën kur të dy mbanin veshur fanelën e Juventusit. Mesfushori amerikan është shprehur i habitur me gjendjen në të cikën ndodheshin këmbët e portugezit, por ky i fundit, i pashqetësuar, i ka treguar se sa vlejnë këmbët e tij.
“Një histori me Ronaldon. Atij ishin duke i bërë masazh dhe unë isha duke ecur e i thashë: ‘O Zot këmbët e tua duken në gjendje të tmerrshme’. Ai më tha: ‘Miku im, këto këmbë vlejnë 1 bilionë euro'”, ka treguar Weston McKennie./Sport Ekspres/