U përfol në media për “tradhti”, Vesel Limaj ia garanton tifozëve: Për hir të Tiranës nuk do të luaj ndonjëherë te Partizani

Vesel Limaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë. Mesfushori u largua nga Tirana dhe është pjesë e FC Hermannstadt, në Rumani. Mediat shqiptare aluduan jo pak për një lëvizje të lojtarit nga bardheblutë te rivalët e tyre të përjetshëm, Partizani.

Zjarrit i shtoi benzinë edhe Ëngjëll Hoti duke publikuar disa fotografi me Limajn, teksa Hoti e kishte bërë këtë zgjedhje më parë. Por në një intervistë për “Supersport”, megjithëse nuk e përjashton kategorikisht, por mesfushori u tregoi besnikëri tifozëve të Tiranës.

“Është vlerësim i madh që më dhanë numrin 10 në Rumani. Drejtori bëri një batutë dhe më tha: ‘A do e mbash dot presionin?‘ dhe i thashë që e kam patur dhe te Tirana, ndaj nuk është problem. Por nuk luan numri, në fushë nuk e mban mendjen te numri, por duhet ta tregosh në fushë.

Nuk kam qenë në bisedime me Partizanin. Kam patur si qëllim të shkoj në një kampionat më të fortë dhe këtë e realizova. A do iki ndonjëherë tek Partizani? Në jetë nuk i dihet, por për respekt që kam kaluar mirë te Tirana nuk besoj se do jem një ditë pjesë e Partizanit”, tha Limaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *