Mbërriti te Partizani për të zëvendësuar Skukën, Mba: E mrekullueshme që jam këtu, më pritën mirë

Mba shihet si zëvendësuesi ideal i Skukës. Lojtari i Trepcës shihet si një futbollist që ka nuhatje të madhe goli. Në një prononcim për “Gazeta Blic Sport”, Mba tregon mënyrën sesi e kanë pritur te Partizani.

“Ishte një pritje e mrekullueshme tek klubi i ri. Një ndjenjë e mrekullueshme poashtu që jam këtu. Prioriteti im i parë është të ndihmoj ekipin tim të arrijë objektivat e këtij sezoni dhe çfarëdo që të ndodhë më pas është një plus për mua”, tha Mba për ‘GazetaBlic Sport’. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *