Xhuliano Skuka u transferua me bujë të madhe drejt Metz-it, duke vendosur edhe rekord për shitjen e një lojtari nga kampionati shqiptar. Megjithëse pritshmëritë janë të mëdha për të parë një nga sulmuesit më të mirë të “Abissnet Superiore”-s në në Ligue 2 në Francë. Megjithëse trajneri i Metz-it foli me superlativa për Skukën në monentin e transferimit, habiti jo pak tifozët me vendimin për të lënë në tribunë sulmuesin shqiptar.
“Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Kjo nuk do të thotë se Skuka nuk mund të luajë së shpejti, por ai ka ende gjëra për të ndryshuar. Shpresoj që të ketë forcën për ta bërë sa më shpejt të jetë e mundur”, ishte shpjegimi që Laszo Boloni dha për mediat. Por pavarësisht këtyre fjalëve, trajneri i Metz-it ka marrë një vendim ndryshe nga ndeshja e parë, pasi emri i Skukës është i përfshirë në listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të Bolonit. Ndoshta është momenti që Skuka të bënë deutimin e tij, qoftë edhe për pak minuta./Sport Ekspres/