Ballkani i Ilir Dajës është i pandalshëm dhe këtë po e dëshmon dita-ditës. Pas një tjetër trofeu të fituar, atë të Superkupës, këtë herë kanë fituar në miqësore kundër Oleksandriya me shifrat 5-2.
Këta të fundit janë pjesë e elitës së Ukrainës dhe për më tepër ndodhen në vendin e 5. Por ajo që ka tërhequr vëmendje ishte goli i Nazmi Gripshit. Ish-lojtari i Skënderbeut ka realizuar një gol që shënohet njëherë në jetë me “gërshërë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/