E FUNDIT/ Bekim Balaj nuk ndryshon dot fatet e ndeshjes, Shensoi mund Vllazninë në debutim, Laçi shkatërron Kastriotin me 4 gola (VIDEO)

Pas disa fitoreve radhazi, Vllaznia ka humbur kundër Bylisit në transfertë me rezultatin 1-0. Në debutimin e trajnerit të ri, Shensoji, ballshiotët kanë dalë me tre pikë dhe kanë shkëlqyer në misionin e tyre për të mundur shkodranët, me këta të fundit që humbasin terren për titull. Në minutën e 53 do të aktivizohej edhe Bekim Balaj që hyri nga stoli, por pa mundur të ndryshojë fatet e takimit. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Souza në minutën e 58, që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes. Gjithashtu ka pasur edhe vend për një incident pasi tifozët e Bylisit kanë goditur me sende Smajlin, por lojtari ka vazhduar më tej pas ndihmës së mjekëve.

Nga ana tjetër Laçi nuk i ka lënë asnjë shpresë Kastriotit që të mendonte marrjen e një pike. Krutanët vinin pas një rezultati pozitiv me Partizanin, por këtë herë u mundën me shifrat 4-1. Goli i parë u shënua nga Shkurtaj në të 15, ndërsa Spahiu dyfishoi në të 31 me të majtën “e hidhur” që ishte e pandalshme për portierin kundërshtar. Adeleke trefishoi shifrat në të 48 dhe Cela shkurtoi diferencat në të 82. Kur pritej fundi i takimit, Geci shënoi edhe golin e katërt. /Sport Ekspres/

Bylis-Vllaznia 1-0 Souza 58′

Bylis: Teqja; Trumci, Zguro, Ruçi; Souza, Damçevski, Lorran, Janku, Kaçorri; Lajthia, Maçolli

Vllaznia: Zogovic; Smajli, Juric, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Kaina, Çoba

Laci-Kastrioti 4-1 Shkurtaj 15′, Spahiu 31′, Adeleke 48′, Geci 90’/ Cela 81

Laçi: Dajsinani, Duka, Roganovic, Velkovski, Ziko, Ujka, Manellari, Babatunde, Adeleke, Spahiu, Shkurtaj

Kastrioti: Sali, A.Selmani, Karakaçi, Greca, Onanunga, Hasani, Rami, S. Selmani, Kodra, Stojanoviç, Zogaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *