Ishte i vetmi që nuk kishte humbur asnjë minutë në La Liga, Ivan Balliu thyen ecurinë e pandalshme me Rajo Vajekanon

Ivan Balliu është një lojtar i padiskutueshëm në formacionin e Rajo Vajekanos. Mbrojtësi shqiptar ishte i vetmi i futbollist i këtij ekipi që nuk kishte humbur asnjë minutë në 16 ndeshje të zhvilluara në La Liga.

Por kësaj ecurie të pandalshme i erdhi fundi. Në sfidën e fundit kundër Real Sociedadit Balliu qendroi në fushë për 83 minuta, pasi më pas u zëvendësua për të parën herë në këtë kampionat. Ky ndërrim në minutat e fundit e largon atë edhe nga lista me 9 lojtarë në La Liga që nuk kanë munguar për asnjë moment në fushën e lojës. Gjithashtu Ivan Balliu është lojtari i tretë që numëron më shumë pasime të sakta te Rajo Vajekano, duke pasur sukses në 616 të tilla./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *