Kastrioti-Partizani 1-1 Zogaj 66’/ Tedi Cara p’ 54′
Kastrioti është përballur me Partizanin në ndeshjen e parë të kësaj jave në Superiore. Ky takim është mbyllur në barazimin 1-1. Goli i parë i takimit u realizuar nga Tedi Cara me penallti në minutën e 54.
11-metërshi nuk la shumë vend për diskutime pasi Karakaci ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Skukës. Kjo ishte gjithçka që bëri Skuka për 90 minuta, teksa dukshëm zërat e merkatos kanë bërë që lojtari të jetë me mendje larg të kuqve.
Por barazimi i Kastriotit erdhi me anë të Zogajt në minutën e 66. Lojtari krutan veproi bukur me topin dhe lëshoi një predhë që përfundoi në cepin e rrjetës, për t’i dhuruar një tjetër rezultat negativ Partizanit. /Sport Ekspres/
Kastrioti: Sali, Karakacci, Mehmeti, Onanuga, Hasani, S.Selmani, Sulka, Kodra, Stojanovic, Cela, Zogaj
Partizani: Rexhepi, Atanaskovski, Bitri, Hadroj, Sota, Murataj, Telushi, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka