Jo vetëm zbritje me 15 pikë në renditje, dënime më të rënda shfaqen në horizont për Juventusin

Juventusi ka marrë një ndëshkim me zbritje të 15 pikëve, por sipas mediave italiane, një dënim shumë më i rrezikshëm është në horizont për bardhezinjtë. Marrja pjesë në Champions League ka një rëndësi të madhe për Juventusin, është një burim serioz për buxhetin dhe të ardhmen.

Juventusi aktualisht garon në Europa League dhe nëse e fiton atë kompeticion, mund të kualifikohet në Champions League, nëse nuk e bën këtë përmes kampionatit. Megjithatë, edhe nëse ata fitojnë Europa League ose përfundojnë në top 4 të Serisë A, është e diskutueshme nëse Juventus do të luajë në garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Domethënë, për të marrë pjesë në garat e UEFA-s, duhet marrë licencë nga shoqata e saj, dhe tani edhe kjo është në pikëpyetje në Juventus. Pra ekziston frika reale se bardhezinjtë mund të jenë zyrtarisht jashtë Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online