Amir Rrahmani kalon nga ferri në parajsë në pjesë ne dytë të sfidës kundër Juventusit. Mbrojtësi shqiptar bëri një 45 minutësh të parë me mjaft gabime, teksa 2 herë rrezikoi të ndëshkonte skuadrën e tij. Madje në sekondat e fundit të pjesës së parë i shkoi fare pranë një autogoli, që u shmang nga pritje e mrekullueshme e portierit Meret.
Pushimi mes pjesëve ndikoi pozitivisht për kapitenin e Kosovës. Në minutën e 55, Rrahmani shlyen gabimet e tij, teksa shënon një gol mbresëlënës në portën e Juventusit. Napoli udhëheq me rezultatin 3-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/