VIDEO/ Napoli e poshtëron “Zonjën e Vjetër”, 5 gola trondisin Juventusin që humb dinjitetin

Çfarë mbrëmje për tifozët e Napolit. Skuadra e tyre e zemrës ka marrë një fitore të thellë 5-1 dhe lumturia shumëfishohet nga fakti se “viktima“ këtë herë është Juventusi. Rivali i tyre më i madh në Itali ka humbur dinjitetin në stadiumin “Diego Armando Maradona”, nga i cili del me kokën ulur.

Viktor Osimhem nisi serinë e golave në minutën e 14 të ndeshjes, ndërsa në të 39-n jep asistin për Kvaratshkelian, i cili dyfishon shifrat. Juventusi kundërpërgjigjet me Di Marian në minutën e 42-të, por në pjesën e dytë do të shfaqeshin të pafuqishëm përballë Napolit.

Në minutën e 55 Amir Rrahmani shkund rrjetën e bardhezinjve dhe shlyen gabimet e bëra gjatë fraksionit të parë të lojës, ku i shkoi fare pranë autogolit. Viktor Osimhen i dërgon shifrat në 4-1 në minutën e 65, ndërsa në të 72-tën është Eljif Elmasi ai që vulos rezultatin përfundimtar të përballjes. Napoli merr një fitore historike 5-1 dhe poshtëron “Zonjën e Vjetër” si rrallë herë më parë. Rruga drejt titullit vazhdon për të kaltrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online