Sokol Cikalleshi ka nisur të përshtatet me kampionatin arab. Sulmuesi kavajas ka shënuar sot golin e tij të tretë me fanellën e Al Khaleej. Futbollisti 32-vjeçar ka ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të rëndësishme për objektivin e qendrimit në elitë.
Që në minutën e 9 Cikalleshi ka shfrytëzuar një pasim nga mesfusha dhe ka depërtuar në zonëë, nga ku me një diagonale e dërgon topin në rrjetë. Al Khaleej fiton me rezultatin 3-2 kundër Al Wehda, ndërsa Cikalleshi i jep sinjale pozitive Silvinjos për Kombëtaren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram