Këtë herë shijon më shumë, Gazment Demi feston ditën e veçantë dhe Partizani e uron

Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për Gazment Demin. Kreu i Partizanit feston datëlindjen dhe urimi ka ardhur edhe nga faqja e klubit. “Presidenti Gazment Demi, sot feston ditëlindjen! FK Partizani i uron kreut të 16-herë kampionëve të Shqipërisë edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe familje”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Si foto shoqëruese është ajo e presidentit Demi që bëhet gati për t’i fryrë qirinjëve. Kjo datëlindje në klub shijon më shumë sesa në vitet e fundit pasi Partizani gjendet në vendin e parë të tabelës dhe e mbylli vitin me një fitore në derbi ndaj Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *