Nuk ka histori me huazime pas transferimit përrallor! Simon Simoni niset menjëherë drejt Dubait, e ndihmon edhe një shqiptar tjetër te Frankfurti

Simon Simoni bëri një transferim përrallor duke kaluar nga Dinamo e Kategorisë së Parë te Frankfurti i Bundesligës. Vetëm 18-vjeç dhe duket se një e ardhme e madhe e pret përpara këtë djalosh.

Për të gjithë ata që mendonin se do të kemi një huazim të menjëhershëm nga Frankfurti, duket se gabohen. Klubi gjerman ka nxjerrë listën e lojtarëve që ka marrë me vete në Dubai ku do të qëndrojnë për përgatitjet e dimrit nga datat 4 deri në 14 janar.

Gjatë kësaj kohe do të ketë edhe organizime të ndeshjeve miqësore, me Simonin që pritet të ketë minutat e tij. Gjithashtu te Frankfurti është edhe një portier tjetër me origjinë shqiptare, Diant Ramaj, por ky i fundit mbron ngjyrat e Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *