James Rodrigues ka shënuar një gol mahnitës kundër Asterasit në fitoren e thellë 5-0 që siguroi Olimpiakosi. Sulmuesi kolumbian realizoi një perlë si në kohët e tij të arta, por nuk mjaftoi për t’i bërë përshtypje tifozëve të klubit nga Pireu.
Rodrigues-i ka shkuar pranë tifozerisë së tij për të festuar, por përgjigja e tyre kanë qenë vërshëllimat. Sigurisht që reagimi i mbështetësve të Olimpiakosit nuk i ka pëlqyer aspak 31-vjeçarit, që nervozismin e tij e tregon qartë me tundjen e dorës. Pranë tij shkojnë menjëherë shokët e ekipit, të cilët përpiqen ta qetësojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
James Rodríguez still scoring bangers and people call him a “finished player” LETS GO JAMESS ???? pic.twitter.com/BNb2HeDlC6
— nia (@Iexaerys) December 28, 2022