Reklama më e keqe në futboll! Lojtari i Chelsea-t tregon këpucët e grisura, e mbyll ndeshjen me dy këpucë të ndryshme

Në ndeshjen mes Chelsea-t dhe Bournemouth-it është parë reklama më e keqe në historinë e futbollit. Pas një dueli me kundërshtarin, takat e Marc Cucurrella-s dalin jashtë përdorimit. Lojtari i bluve të Londrës ngre këpucën e tij në ajër për t’i treguar stafit të tij se nuk mund të luante më me të.

Një veprim që padyshim ka qenë reklama më e keqe e mundshme për kompaninë gjermane të veshjeve sportive, “Puma”. Anëtarë të stafit të Chelsea-t i kanë sjellë Cucurella-s një model tjetër këpucësh, duke bërë që lojtari 24-vjeçar ta përfundojë ndeshjen e tij me dy lloje të ndryshme takash futbolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *