Lionel Mesi arriti të fitonte Botërorin në Katar dhe u kurorëzua me trofeun që i mungonte në karrierë. Në fundin e takimit, Mesit do t’i vishej edhe një mantel. Por çfarë përfaqëson në vetvete kjo veshje? Trajneri rumun, Cipriani Panait, që aktualisht drejton një ekip në Katar, është i acaruar me komentet e ardhur nga specialistë të ndryshëm.
“Unë shoh që disa nga kolegët e mi kanë bërë deklarata për këtë temë në injorancë të plotë. Nëse Messi nuk do të kishte veshur mantelin, do të ishte fyerja më e madhe për sheikun e Katarit dhe do të kishte lindur një konflikt diplomatik. Këtë duhet ta dinë ata që flasin kot.
Atë mantel e vesh vetëm klasa sunduese, vetëm shumë të pasur, dhe kur e merr, do të thotë se je pjesë e familjes së tyre, do të thotë se je i mirëpritur në atë rreth. Është akti më i madh i mundshëm i respektit të treguar ndaj jush. Kur Emiri i Katarit ju ofron këtë dhuratë, nuk mendoj se dikush duhet ta dërgojë në mendje që ta refuzojë atë. Messi është në Paris Saint-Germain, apo jo? Mendoj se e dini se shefi i tij është familja mbretërore, jo Nasser Al Khalifa”, tha Panait. /Sport Ekspres/