Fakti që dy nga yjet e Kupës së Botës u përballën mes tyre në finale nuk është një lajm i mirë për PSG-në. Klubi francez ka në organikë Leo Mesin dhe Kilian Mbapenë, që të dy së bashku shënuan 15 gola në Katar. Por në Paris duket se nuk kanë motiv për t’u gëzuar. Finalja e Kupës së Botës ka sjellë telashe, teksa Mbape ka vënë ultimatum për gjigantin francez.
“Ose unë, ose Mesi“, kjo është kërkesa e tij. Ngacmimet nga ana e argjentinasve pas fitimit të trofeut nuk i ka pëlqyer aspak Mbapesë, i cili ka vendosur të hakmerret në këtë mënyrë. Megjithatë, klubi francez nuk e ka marrë me shumë seriozitet kërkesën e 24-vjeçarit, pasi po punon për të rinovuar kontratën me Leo Mesin./Sport Ekspres/