Kukësi-Laçi 1-0 Gj.Taipi 33′
Kukësi i Hallaçit po arrin të reagojë në situatën e vështirë. Verilindorët kanë arritur që të fitojnë ndaj Laçit të Mezanit në shifrat 1-0. Një ndeshje e vendosur nga goli i Gjelbrim Taipit në minutën e 33, që mjaftoi për t’i dhënë tre pikët.
Një sukses ky i Hallaçit që mori ekipin në situatën delikate dhe ia doli përballë kurbinasve. Që pas ardhjes së Mezanit, te Laçi nuk e kishin provuar shijen e humbjes, por as të barazimit. Të mësuar me fitore, këtë herë janë ulur me këmbë në tokë. Ndërkohë pas kësaj fitore, Kukësi i largohet vendit të fundit. /Sport Ekspres/
Kukësi: Halimi; Dragoshi, Ilieski, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Mbarak, Ndreca; Basa, Gj. Taipi, Barbosa
Laçi: Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Alla, Ziko; Borisyuk, Ujka, Spahiu; Adeleke, Shkurtaj, Mazrekaj