E bujshme/ Kombëtarja ka rezultate skandaloze dhe ekipet po vuajnë, Turqia harton planin që do t’i ndryshojë futbollin: Nuk ka më të huaj

Klubet turke janë larg ndonjë rezultati mbreslënës në Evropë, madje edhe Kombëtarja nuk ka shënuar paraqitje të rëndësishme në skenën botërore dhe evropiane në dhjetë vitet e fundit. Turqit e mbajnë mend vendin e tretë në Kupën e Botës në 2002 dhe gjysmëfinalet e EURO në 2008, por ajo kohë është shumë e largët. Situata aktuale në futbollin turk nuk është e mirë dhe ata do të fillojnë me ndryshime revolucionare.

Federata Turke e Futbollit kërkon që në dhjetë vitet e ardhshme theksi të jetë te futbollistët vendas në kampionatin turk. Nuk ka më transferime të lojtarëve të famshëm që janë rreth të tridhjetave dhe kushtojnë një shumë të mirë parash. Financat do drejtohen sa më shumë drejt akademive dhe futbollistëve vendas. Rregulli i parë që do të ndryshojë në futbollin turk hyn në fuqi që nga sezoni 2023/2024 dhe ai është numri i të huajve në skuadër.

Çdo klub do të duhet të ketë më shumë se gjysmën e futbollistëve turq në listën e tij të futbollistëve të regjistruar. Pra, për ndeshjen konkurrojnë 23 lojtarë, nga të cilët të paktën 12 duhet të jenë futbollistë turq, gjashtë prej tyre në formacionin e parë.

Ky numër gradualisht do të ulet dhe deri në vitin 2028, turqit duan të kufizojnë numrin e të huajve për klub në pesë. Një theks i madh do të jetë te akademitë dhe ambientet e të rinjve, kështu që si një nga kushtet për licencimin e ligës, ekipet do të duhet të kenë të gjitha ekipet nga U15 deri në U19. Nga viti 2025, turqit do të prezantojnë edhe ligën zhvillimore B, më konkretisht aty do të luajnë ekipet B të skuadrave turke ose ekipet U21, sipas shembullit të Anglisë.

Turqia dëshiron të bëjë një përparim në moshat më të reja U17, U19, U21 për të krijuar një bazë të mirë për kombëtaren A. Ata besojnë se fryti i këtyre rezultateve tashmë mund të shihet në kualifikimet për Kupën e Botës 2030.

Natyrisht, Turqia ka ende një ekip kombëtar të respektueshëm, por futbolli vendas i klubeve po e frenon shumë atë, i cili kohët e fundit ka nxjerrë gjithnjë e më pak lojtarë cilësorë. Çdo rezultat i Turqisë në periudhën e ardhshme do të ishte një bonus shtesë për planin që planifikohet të zbatohet në dhjetë vitet e ardhshme. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *