Simon Simoni ka hedhur firmën historike për futbollin shqiptar. Ky portier arriti të kalonte nga Dinamo te Frankfurti në Bundesligë. Prej ditësh ishte folur se Simoni do të kalonte në Gjermani, por askush nuk e dinte emrin e klubit për të cilin bëhej fjalë realisht. Tashmë është gjithçka zyrtare, teksa trajneri i portierëve te Frankfurti është shprehur:
“Simon është një nga talentet më të mëdhenj të portierëve në moshën e tij dhe ka mundur të fitojë përvojë në fushën profesionale në moshë të re. Ai është një portier i guximshëm me dinamikë të mirë dhe potencial të madh. Me të vërtetë mezi pres të punoj me të. Në gjashtë muajt e ardhshëm ai do të ketë mundësinë të thithë gjithçka këtu dhe të mësojë më shumë”, tha trajneri i portierëve Jan Zimmermann. /Sport Ekspres/