Përse mungojnë tifozët në Superiore? Altin Sulçe kritikon klubet shqiptare: Shikoni vetëm një klub nate, kanë menaxherin që merret…

 

Përse mungojnë tifozët në Superiore? Kjo ishte një prej temave që u diskutua aq shum në emisionin e djeshëm sportiv në “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “Ora News”. Altin Sulçe ka kritikuar mënyrën sesi klubet e trajtojnë këtë fenomen, duke ia lënë gjithçka në dorë rastësisë dhe pa marrë asnjë nismë të veçantë që ka në përmbajtje të saj afrimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Pasi fundja, futbolli luhet për tifozët.

“Është një klub nate, klub nate, ka një menaxher që merret gjithë ditën me Facebook dhe rrjetet sociale. Ai mendon sesi do t’i ftojnë njerëzit, si të ulin çmimet, si të marrin këngëtarët më të mirë. Një klub i madh futbolli nuk e vret mendjen fare, ia lë të gjithë në dorë vetëm rastësisë. Është e tmerrshme”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online