Berat Gjimshiti është objektivi i merkatos, Galliani ka gati formulën për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares

Berat Gjimshiti ka rënë në radarët e Monza-s. Mbrojtësi shqiptar është kthyer në objektivin e Adriano Galliani-t, i cili do të përpiqet ta veshë bardhekuq që në muajin janar. Monza kërkon siguri në mbrojtje dhe shtatlarti i Atalantës e ofron më së miri diçka të tillë.

Përtej Adriatikut bëjnë të ditur edhe formulën me të cilën Galliani do të kërkojë të bindë bergamaskët për të arritur këtë transferim. Monza ofron mundësinë e huazimit deri në fund të sezonit dhe në rast se klubi do të sigurojë qendrimin në Serie A, atëherë do të ketë detyrimin për të paguar kartonin e Gjimshitit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *