E konfirmuar/ Rusia do të largohet nga UEFA, tani konkurron në Azi për të marrë pjesë në Botëror

Gjithnjë e më shumë flitet për faktin se Federata e Futbollit të Rusisë do të largohet nga UEFA dhe do të vazhdojë të konkurrojë nën Konfederatën Aziatike të Futbollit. Këtë e ka konfirmuar sot për Rusinë Igor Levitin, ndihmës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Bota po ndryshon, është e rëndësishme që sportistët tanë të marrin pjesë në gara. Atleti duhet të tregojë rezultatet e tij të stërvitjes. Kur është fjala për futbollin, Kupa e Botës është në vitin 2026, duhet të tregojmë veten”, tha Levitin. Atletët rusë dhe ekipet e tyre kombëtare janë nën sanksionet e pushtimit rus të Ukrainës dhe kjo luftë është ende duke vazhduar. Kjo do të thotë se ekipet ruse nuk performojnë as në kualifikuese, as në gara të mëdha.

Kampionati i futbollit luhet rregullisht në Rusi, por sigurisht që sanksionet e përmendura janë një goditje e madhe për këtë vend. Rusia do të ishte kështu vendi i tretë që do të ndryshonte konfederatën. Kazakistani dhe Australia e bënë atë më shumë se dhjetë vjet më parë. Kazakistani iu bashkua UEFA-s, ndërsa Australia kaloi në AFC, pra në zonën aziatike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online