“Brazili ka futbollistë profesionistë aq sa ka popullsi Kroacia”, Cara tregon çfarë e çudit nga Botërori

Ilirjan Cara ka qenë pjesë e panelit të emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”. Ish-lojtari ka treguar çudinë e tij për sa i përket eliminimit të Brazilit. Cara ka thënë se i bën përshtypje fakti se Brazili ka futbollistë profesionistë aq sa ka Kroacia banorë.

“Kroacia tani është hirushja e kampionatit botëror, sepse edhe në renditjen e FIFA-s Brazili ka qenë kandidati numër një për të marrë trofeun. Ka një logjikë që ai i cili mund Brazilin duhet të dali kampion. Një gjë më bën përshtypje. Të mundi Kroacia Brazilin, kur po të mendosh vetë Brazili ka futbollistë profesionistë sa ka popullsi gjithë Kroacia“, ka thënë Ilirjan Cara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *