Neymar ka shpërthyer në lot pas eliminimit nga Kroacia. Ylli i PSG ka shkuar larg, aq sa ka diskutuar edhe për tërheqjen e parakohshme nga Kombëtarja. Menjëherë pas përfundimit të takimit me kroatët, Neymar tha:
“Nuk e garantoj dot që do të kthehem prapë te Brazili. Dua ta analizoj situatën, të mendoj pak më tepër për atë që është e mirë për mua dhe për Kombëtaren. Sinqerisht, nuk e di. Ndoshta është keq tani të flas se jam i nxehtë. Ndoshta nuk po mendoj drejtë”, tha Neymar. /Sport Ekspres/