Maldini është i vendosur për Brojën, por Çelsi nuk heq dorë nga kartoni! Milani kërkon të zbatohet formula e… Tomorit

Një nga objektivat e Milanit për vitin e ardhshëm kalendarik është gjetja e pasardhësit të Zhirusë. Ky i fundit është i vetmi qendërsulmues që ofron siguri te kuqezinjtë, teksa Ibrahimoviç është 41 vjeç dhe i dëmtuar, ndërsa Origi nuk po bind. Maldini i ka vënë syrin talentit shqiptar, Armando Brojës.

Në fakt, interesi i Milanit për 21-vjeçarin e Çelsit është i hershëm, por tashmë Maldini duket se dëshiron të hedhi hapa konkretë. Mediat në Itali bëjnë me dije se drejtuesit e kampionëve në fuqi të Serisë A kërkojnë blerjen e kartonit të tij, por blutë e Londrës nuk dëshirojnë ta lëshojnë nga duart.

E vetmja mënyrë që Çelsi të japë miratimin për një marrëveshje është huazimi. Një opsion që nuk preferohet nga Milani. Maldini kërkon që të paktën të arrihet ujdia për një huazim e të drejtë blerjeje në fund, njësoj si në rastin e Tomorit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *