VIDEO/ Vinicius mezi mban të qeshurën! Zyrtari i Brazilit kap macen dhe e flakarit tutje si të ishte leckë, reagon edhe Shoqata e Kafshëve

Në Brazil janë shumë të kujdesshëm për t’u stërvitur dhe për të treguar vlerat e tyre në fushën e blertë, por jashtë saj, janë shumë të shkujdesur. Një mik i paaftuar gjendej në konferencën për shtyp të Vinicius Junior.

Macja gjendej e shtrirë në vendin ku Vinicius do të jepte fjalët para ndeshjes me Kroacinë. Fillimisht macja u përkëledh nga zyrtari i Brazilit që është i punësuar në lidhje me mediat, por më pas ky i fundit e ka kapur dhe hedhur atë si të ishte leckë.

Vinicius e pa çuditshëm dhe më pas nuk mund të përmbante dot të qeshurat. Nga ana tjetër ka ardhur reagimi edhe nga nga Shoqata e Kafshëve e cila shprehet se kurrsesi nuk duhet të jetë ky trajtimi ndaj tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *