Zbulohet prapaskena/ Do të ndeshen me Francën, Southgate dhe te Anglia kanë dy vite që studiojnë si ndalohet Mbappe

Anglia do të përballet me Francën në një çerekfinale shumë të ndezur të Botërorit në Katar. Por nga ky takim vjen edhe një prapaskenë shumë interesante që u zbulua nga mediat e huaja. “Na ishte dikur Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo”.

Të dy këta lojtarë nuk përbëjnë më rëndësi dhe interes të veçantë për trajnerët kundërshtarë, të paktën jo si dikur. Dy yjet e rinj të futbollit janë Mbape dhe Haland. Ky i fundit luan për Norvegjinë dhe fatmirësisht për trajnerët e Botërorit, nuk e kanë si kundërshtar.

Por Mbape është present me Francën e tij si favoriti i parë për të fituar trofeun. Te Anglia, më kryesisht Southgate, ka dy vite që studion mundësinë sesi ndalohet Mbappe, pasi e ka ditur që në fillim se është ky lojtar që mund t’ia heqi nga duart Botërorin. Për të parë sesa ia ka dalë me studimin e tij, duhet të presim ndeshjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online