Gëzim Krasniqi sheh Brazilin si skuadrën më në formë të këtij Kampionati Botëror. Lojtari i Erzenit ka komentuar ekipin brazilian në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, të cilin e sheh të kompletuar në secilin prej reparteve të fushës. Përpos yjeve në sulm, ai thekson faktin se i kanë lënë 0 shanse shënimi ekipeve kundërshtare.
“Brazili ka skuadrën më të mirë dhe skuadrën më në formë të momentit. Pavarësisht se gjithçka fillon nga mbrapa. Ka një mbrojtje shumë solide. I lë kundërshtarit shumë pak hapësira dhe rrezikshmëria është shumë e vogël për ekipin e Brazilit. Në dy ndeshjet e para që fitoi, 0 shanse për kundërshtarin. Përpara pastaj janë furtunë. Këta të rrahin dhe nuk të lënë të qash”, ka thënë Gëzim Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/