Historia e pabesueshme/ Lojtari i Kroacisë e ka babain mafiozin më të rrezikshëm, është në presion edhe trajneri Dalic

Kroacia do të përballet me Japoninë sot në orën 16:00 dhe Borna Barisic mund të luajë minutat e para në këtë Botëror. Barisic do të zëvendësojë Borna Sosa-n, i cili u ankua për lodhje pas ndeshjes me Belgjikën dhe nuk do të mund të ndihmojë shokët e tij.

“Daily Star” publikoi menjëherë një histori interesante për Stipe Barišic, babai i Borna Barisic, i cili u quajt një mafioz i tmerrshëm. Thuhet se Dalic mund të ketë një presion të lehtë mbi këtë lojtar, sepse babai i tij është një nga bosët kryesorë të një klani mafioz.

“Stipe Barisic kujdeset për karrierën e djalit të tij si çdo baba, por ky është një lajm i keq për trajnerët dhe presidentin e klubit ku do të luajë Barisic. Këtë më së miri e ka ndjerë në lëkurën e tij Zdravko Mamic, i cili e ndaloi transferimin e tij nga Dinamo Zagreb në vitin 2017. ”, shkruan Daily Star. Më pas ndaj Mamicit  kanë ardhur disa goditje nga persona të panjohur dhe gjithçka lidhej vetëm me bllokimin e transferimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *