Shqiptarët nuk janë më të fundit e Europës, ku gjithmonë do të vuanin padrejtësitë. Këtë e dëshmon më së miri edhe veprimi i FIFA-s pas situatave të ndodhura në Serbi-Zvicër. Për Granit Xhakën nuk është hapur asnjë çështje sa i përket fanellës së veshur me emrin “Jashari”, i përkiste shokut të ekipit.
Por nga ana tjetër FIFA ka hapur hetim për Serbinë: “Komiteti Disiplinor po fillon procedurat kundër Federatës Serbe të Futbollit për shkelje të mundshme të nenit 12 (sjellje të pahijshme nga lojtarët dhe zyrtarët), 13 (diskriminim) dhe 16 (rendi dhe siguria).”.
Bëhet fjalë për mënyrën sesi trajneri i Serbisë ka sharë shqiptarët pas golit të shënuar nga Serbia dhe njëkohësisht për thirrjet e tifozëve që ishin për v.dekjen e shqiptarëve. /Sport Ekspres/