“Pse i bënë ata tre gishtat?”! Kur Granit Xhaka fliste lirisht për serbët: Na kanë inat se nuk jemi 80 milionë banorë, por jemi shumë të mëdhenj

Granit Xhaka është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për situatën e ndodhur me Serbin. Vetëm në një moment mesfushori shqiptar ka folur lirisht atë që ka menduar për serbët, deklaratë kjo e dhënë pak muaj më parë. Lojtari i Arsenalit u shpreh se i erdhi keq se Zvicra nuk e kuptoi për shqiponjën e bërë në Rusi.

“Mua më erdhi shumë keq kur Zvicra nuk na kuptoj neve. Pyetja e parë ishte: “Pse e keni bërë shqiponjën?”. Po lojtarët e Serbisë që bën tre gishta dhe hodhën fotografi, në UEFA dhe FIFA…Nuk e di, ata bëjnë, ndërsa ne nuk guxojmë. Nuk është e mundur. Ndoshta na kanë inat se nuk jemi 80 milionë banorë, jemi shumë pak, por jemi shumë të mëdhenj”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *