Lionel Mesi ishte në një formë të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme. Sulmuesi i PSG-së ka shënuar gol në ndeshjen e tij të 1000-të, që përkon edhe me golin e tij të parë në një ndeshje me eliminim direkt në një Kupë Bote. Por “pleshtin“ nuk e ka ndaluar as mosha për të shpërthyer me driblimet e tij.
Mesi na kujton ditët e tij të lavdishme, teksa shpesh herë ka kaluar pa problem disa lojtarë australianë. Lojtari argjentinas ka bërë xhiron e rrjeteve sociale me një driblim të tij kur merr topin nga dhe kalon pa u shqetësuar kundërshtarët deri në zonë, ku në fund i heqin topin nga këmba dhe i shmangin goditjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Qué emoción ver jugar a Messi. pic.twitter.com/wK1lCS6KJt
— Messias (@Messias30_) December 3, 2022