Granit Xhaka ka arritur që të shpallet lojtari i ndeshjes kundër Serbisë. Mesfushori shqiptar ishte fantastik në përballjen e fundit të fazës së grupeve në Botëror. Njëkohësisht ky lojtar ka qenë në kryeqendër të vëmendjes pas disa shpërthimeve emocionale me kundërshtarët.
Në përfundim të takimit, Xhaka ka thyer heshtjen dhe ka treguar se çfarë do të thotë për të kjo fitore në vetëm pak fjalë. “Mund ta dëgjoni zërin tim, jam i ngjirur ende. Ishte një ndeshje me shumë emocione, ky është futbolli, ne ishim të fokusuar në të”, tha Xhaka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/