Si të kishte shënuar vetë! Kështu e përjetoi momentin e golit të Xherdan Shaqirit, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka. Në një video shihet mjaft qartë emocioni i përjetuar nga mesfushori i Arsenalit, që nuk mund t’i fsheh dot rrënjët e tij.
Mallkimi, sharja dhe urimi janë gjithmonë në gjuhën mëmë, atë shqipe. Menjëherë pasi Shaqiri shënoi, Xhaka është parë në shpërthim e sipër teksa merr sprintin për të mbërritur direkt te shqiptari i tij që të ndajnë festën së bashku. Një sprint në festim që Granit Xhaka nuk e ka bërë asnjëherë gjatë ndeshjes, tregon shumë… /Sport Ekspres/