Mëkat! Fati na hoqi skenën e vitit, ja se çfarë do të bënte Granit Xhaka nëse i shënonte Serbisë

Fati na hoqi atë që do të ishte skena e vitit dhe padyshim emocione në doza më të mëdha. Granit Xhaka kishte planifikuar një tjetër festim me goditje të madhe për kundërshtarin.

Mesfushori u shpreh pas ndeshjes se nëse do të shënonte, do të festonte me fanellën ku shkruhej: “Jashari”.

“Nuk ishte aspak një mesazh politik. Ishte fanella e bashkëlojtarit tim Ardon Jashari. Ai është një lojtar i ri me të cilin shkoj shumë mirë. I kam premtuar se nëse shënoj gol do ta vesh fanellën e tij”, tha Graniti. Për fatin e keq Xhaka nuk shënoi, por e tregoi fanellën pas ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *