VIDEO/ I vetëm kundër të gjithëve, Granit Xhakës nuk i trembet syri as kur rrethohet nga serbët

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës është mbyllur mes tensionit. Serbëve nuk u mbajnë më nervat, teksa për të dytën Kupë Bote radhazi eliminohen nga golat e shqiptarëve. Në fund lojtarët e Kombëtares ballkanase përplasen fizikisht me Granit Xhakën, i cili qendron i vetëm përballë të gjithëve.

Një numër i madh lojtarësh serb shkojnë të rrethojnë Xhakën, të cilit nuk i trembet syri dhe i bën ballë të gjithëve. Megjithatë më pas ka ardhur edhe mbështetja e lojtarëve zviceranë, të cilët kanë shkuar të mbrojnë kapitenin e tyre. I pari ishte Emobol, e më pas kanë ardhur të tjerët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *