Pjesa e parë e Serbi-Zvicër u mbyll me rezultatin 2-2. Serbët përmbysën përkohësisht ndeshjen, por një minutë përpara fundit të fraksionit të parë të lojës Embolo e ndal sërish topin në rrjetë. Një gol ky që shuajti tërësisht entuziasmin e ballkanasve.
Zhgënjimi shihej qartë në fytyrën e trajnerit të Serbisë, të cilit i ranë djersë të ftohta pas barazimit të helvetëve. Kamerat fiksuan momentin kur Stojkoviç gjendej i shokuar në pankinë, duke mos i besuar aspak asaj çfarë ndodhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/