Tunizia ka arritur që të mund Francën me rezultatin 1-0, por nuk ka kaluar dot më tej në Botëror pas fitores së Australisë ndaj Danimarkës. Por në ndeshjen e “gjelave” është përsëritur precedenti i keq i Champions League. Ashtu si edhe në ndeshjen mes Atletico Madrid-Leverkusen, arbitri do të mbyllte ndeshjen mes Tunizisë dhe Francës në shifrat 1-1. Kjo pasi Griezman arriti të shënonte në minutën e 8 të shtesës.
Teksa lojtarët po bëheshin gati për t’u larguar nga fusha, VAR ndërhyri dhe i komunikoi arbitrit që të rishikonte aksionin. Më pas kryesori i takimit e ka parë rastin në fjalë dhe e ka anuluar golin, me futbollistët që duhej të luanin edhe 30 sekonda të tjera. Për fat të mirë ky rast nuk kishte ngarkesë emocionale te asnjë prej Kombëtareve sa i përket vazhdimësisë më tej pasi në të kundërt, do të ishte shkatërruese për vetë futbollin. /Sport Ekspres/