FOTO/ Të gjithë me telefona në duar për të bërë foto, sozia e Nejmarit bën “lëmsh“ tifozët në stadium

Nejmar vuan ende dëmtimin që nga ndeshja me Serbinë dhe nuk gjendej sot në radhët e Brazilit në sfidën kundër Zvicrës. Duke e ditur se në fushën e lojës e kishte të pamundur të zbriste, tifozët nuk e menduan dy herë kur panë imazhin e tij në tribunë. Të gjithë u mashtruan për një moment dhe rendën drejt atij që ata pretendonin të ishte Nejmari.

Secili prej tyre mori menjëherë telefonin në duar për të shkrepur një foto me idhullin e Kombëtares braziliane. Por më vonë e kuptuan gabimin e tyre, teksa personi në fjalë nuk ishte Nejmari, por thjesht një sozi e tij. Nejmari i vërtetë ishte duke e shijuar ndeshjen nga dhoma e hotelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *