Ky Botëror në Katar ka zhvillime gjithmonë e më tepër interesante, teksa luhet në një periudhë të pazakontë. Jo të gjitha shtetet zgjedhin që të transmetojnë ndeshjet në të njëjtën mënyrë.
Këtë herë nuk po flasim për Korenë e Veriut, por për Kinën. Fillimisht u mësua se në Kinë nuk shfaqeshin asnjëherë tifozë nga stadiumet e Botërorit në Katar. Tashmë është vërtetuar gjithçka me një provë të sjellë nga ndeshja mes Kroacisë dhe Kanadasë.
Për të njëjtin gol të shënuar ku në të gjitha televizionet botërore shiheshin tifozët e Kroacisë duke festuar, në Kinë zgjedhin që ta mbulojnë atë pjesë duke futur imazhe nga lojtarët apo trajneri. Arsyeja është zbuluar, në Kinë nuk duan që njerëzit e tyre të shohin se në Katar askush nuk mban maska mbrojtëse për shkakun e COVID-19.
Ata nuk duan që kjo të shkaktojë pakënaqësi në vendin e tyre ku maska është ende e detyrueshme. Ndërkohë në të vetmet momente ku në Kinë tregohen tifozët, janë pamjet e marra nga lartë, ku shihet vetëm një turmë e madhe njerëzish, pa u afruar për t’i parë më qartë. /Sport Ekspres/
So I thought it was BS that China’s govt broadcaster was censoring shots of fans at the World Cup due to lockdown anger back home. But it’s true.
Here are live feeds from SBS & CCTV (which has a 32 second delay). As ?@DreyerChina? explained, CCTV avoids crowd close ups: pic.twitter.com/wWui0cTdkC— Bill Birtles (@billbirtles) November 27, 2022