Kamerun-Serbi 3-3 Castelletto 29′, Aboubakar 63′, Choupo Moting 66’/ Pavlovic 45′, Milinkovic Savic 45’+3′, Mitrovic 53′
Kameruni ka arritur t’i shokojë të gjithë ndaj Serbisë. Kombëtarja e Song kaloi e para në avantazh me anë të Castelletto. Por serbët përmbysën gjithçka në pak minuta. Pavlovic dhe Milinkovic Savic i dërguan shifrat në 1-2, para se Mitrovic t’i jepte goditjen që dukej si e fundit në 1-3.
Por Kameruni gjeti forcat për të reaguar. Aboubakar ka realizuar një gol me parabël që mund të konkurrojë denjësisht atë të Richarlison për më të bukurin e Botërorit. Choupo Moting realizoi tre minuta më vonë për 3-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/