Elvis Plori ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”. Trajneri shkodran nuk i ka kursyer batutat. Plori ka bërë humor me faktin se tashmë Shkodra është boshatisur, teksa banorët e saj janë shpërngulur në Tiranë.
“Është një pikë e dobët ky Botëror. Ndihet shumë pak atmosferë në Shkodër, edhe për momentin kur bëhet. Një pjesë e mirë e Shkodrës ka marrë arratinë. Po të dua të takoj një shok, më duhet të vij në Tiranë për ta takuar“, është shprehur Elvis Plori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/