VIDEO/ Çaste që tregojnë fuqinë e futbollit! Mesi dikur e kishte një idhull, ish-lojtari argjentinas shpërthen në lot pas golit të “pleshtit“

Futbolli është një lojë që fuqinë e vërtetë e ka te emocionet e forta që përcjell te tifozët, por edhe te protagonistët në fushën e lojës. Fitorja e mbrëmshme e Argjentinës na ka sjellë në dritë çaste që vërtetojnë forcën e vërtetë të këtij sporti. Lionel Mesi shënoi një gol spektakolar kundër Meksikës, duke sjellë një çlirim të madh për tifozët e Kombëtares së tij, e cila gjendej në një situatë mjaft të vështirë pas humbjes me Arabinë.

Emocionet kanë qenë të forta pas këtij goli, aq sa kanë bërë që Pablo Aimar të shpërthejë në lot në pankinë. Ish-lojtari argjentinas ka qenë dikur idhulli i Lionel Mesit. Tashmë vendet janë ndërruar. Dikur Aimar i jepte lot gëzimi Mesit, ndërsa tashmë është ky i fundit që bën idhullin e tij të nxjerrë lotë çlirimi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *