Komentuesit e ndeshjes së Uruguait janë në hall, Koreja e Jugut ka 4 mbrojtësit dhe portierin që thirren…Kim

Botërori i sotëm na sjell disa ndeshje emocionuese dhe pas përplasjes mes Zvicrës dhe Kamerunit (1:0), ka filluar takimi mes Uruguait dhe Koresë së Jugut. Është e sigurt që edhe në këtë ndeshje na presin shumë emocione, sepse bëhet fjalë për skuadra të barabarta, ndonëse Uruguai sigurisht që shihet disi më favorit. Mirëpo, kur bëhet fjalë për përbërjen e këtyre skuadrave, në qendër të vëmendjes ishte ajo e Koresë së Jugut, pasi të gjithë e kuptuan menjëherë se komentuesit e ndeshjes së sotme do të kenë një problem të madh.

Domethënë, gjatë ndeshjeve mund të ndodhë që në fushë të jenë dy lojtarë që kanë të njëjtin mbiemër, por është e pabesueshme që në skuadrën e Koresë së Jugut do të jenë pesë lojtarë me mbiemrin Kim. Më interesante, katër prej tyre luajnë në mbrojtje, dhe i pesti është portieri Kim. Kështu, në ndeshjen e sotme, mbrojtja e Koresë së Jugut do të përbëhet nga Jin-Su Kim, Min-Jae Kim, Moon-Hëan Kim dhe Young-Gëon Kim, ndërsa portieri quhet Seung-Gyu Kim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online