VIDEO/ Collina po fliste me vete! Skena që po bëhet virale, u skandalizua nga vendimet e arbitrit te Belgjikë-Kanada

Vendimet e marra nga gjyqtari nga Zambia, Janny Sikazwe, gjatë ndeshjes së Kupës së Botës në Katar 2022 mes Belgjikës dhe Kanadasë jo vetëm që zemëruan lojtarët kanadezë, por edhe arbitrin më të mirë në historinë e futbollit. Gjatë ndeshjes, kamerat kapën presidentin e Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, i cili ndodhej në tribunat e stadiumit Ahmad bin Ali në Al Rayyan.

Kamerat arritën të kapin momentin e arbitrit legjendar me një shprehje të habitur në fytyrën e tij, ndoshta për shkak të performancës së dobët të arbitrimit që ka parë. Dukej sikur Collina po fliste me vete për shkak të zhgënjimit të tij me punën që po bënte arbitri nga Zambia dhe ndihmësit e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *