E bujshme/ Djali i Diego Maradonës e thotë hapur: Kush krahason babain tim me Lionel Mesin, nuk ia ka idenë futbollit

Diego Maradona Junior, djali i legjendës së futbollit, beson se Lionel Messi dhe babai i tij nuk mund të krahasohen. Messi mbërriti në Katar për të marrë trofeun e Kupës së Botës, por u rrëzua në hapin e parë pas humbjes me Arabinë Saudite.

Filluan menjëherë kritikat e shumta për Mesin dhe krahasimet e pashmangshme me të madhin Maradona. “Ata që krahasojnë Messin dhe babain tim nuk ndjekin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy epoka, për dy personazhe… Megjithatë, është gabim t’i vendosësh barrën mbi kurriz Messit. Kohët janë të ndryshme. Po.

Është krejtësisht çmenduri të humbasësh nga Arabia Saudite, por futbolli ka ndryshuar. Messi është sigurisht futbollisti më i mirë në historinë e njerëzimit, por babai im nuk ishte njeri, ai ishte dikush nga një planet tjetër. Ky është ndryshimi mes të dyve”, përfundoi djali i Maradonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online