80% e hoteleve u rezervuan që në maj për VIP-at, bllokimi total në Katar dhe 180 euro për një natë ”horrori” është e vetmja mundësi

Katari po bëhet gati për nisur zyrtarisht Botërorin. Në këtë vend janë ndërtuar edhe “Fan Zone”, atje ku janë vendosur shtëpi të ndryshme që do të presin vizitorët nga e gjithë botë. Por siguria e tyre nuk është maksimale pasi nuk do të kenë dyer dhe çdokush mund të futet lehtësisht në dhomat që qëndrojnë ngjitur me njëra-tjetrën.

Jo pak, por 180 dollarë për një natë kushton fjetja në to. Nga krahu tjetër thuajse nuk ka më vende të lira nëpër hotele. Përtej shifrave stratosferike që ato kushtojnë, 80% e hoteleve janë rezervuar që në muajin maj nga VIP-at, personazhet më të njohur në botë dhe delegacionet e ndryshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *