Armando Broja luajti nga minuta e parë kundër Italisë. Sulmuesi shqiptar kishte probleme para ndeshjes, ndërsa në takimin kundër “axurrëve”, ndjeu shqetësime që në minutën e parë. Në pjesën e dytë do të largohej nga fusha i dëmtuar. Ndërkohë Reja u shpreh në konferencën për shtyp se kavilja e lojtarit ishte e fryrë, por nuk pritet ndonjë dëmtim serioz.
Media e njohur “Standard” raporton se Broja do të largohet menjëherë nga Shqipëria për të qenë në kujdesin e mjekëve të Chelsea. Pas pak ditësh londinezët do të bëjnë një kamp stërvitor me lojtarët që nuk janë pjesë e Botërorit, atje ku pritet që Broja të rritet më tepër me Potter. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/